Gazeta Si – Enea Bastianini ka fituar garën e parë sezonale të MotoGP në cirkuitin e Katarit. Në Losail ai ka fituar për herë të parë në ‘top class’, duke dalë para KTM-së së Brad Binder dhe Hondës së Pol Espargarò. Ishte një garë makthi për dy Dukatit e tjera, pas tërheqjes së Banjaia dhe Martin, të cilët u rrëzuan nga një kontakt pak xhiro nga fundi.
Ishte një e diel fantastike për Italinë, që pas triumfeve të Andrea Minjo dhe Çelestino Vieti në Moto3 dhe Moto2, ka arritur suksesin edhe në MotoGP, falë një super Enea Bastianini. Një fitore në shenjën e Fausto Grezinit, që humbi jetën një vit më parë për shkak të Covid-it. Ai dëshironte një skuadër të tij zyrtare në MotoGP dhe pas ikjes së tij ia dolën familjarët e tij.

Firmën në garën pefekte e ka vënë “Bisha”, piloti roman që është rritur shumë muajt e fundit të sezonit që shkoi dhe që tani është i vetëdijshëm për aftësitë e tij. Bastianini arriti ta mbronte fort kryesimin ndaj Brad Binder, i detyruar të kënaqej me vendin e dytë.
Vendi i tretë për Hondën e Pol Espargarò, që doli para vëllait Aleix. I pesti Mark Markez, që u nis mirë, por më pas u shua gradualisht në garë. Në 10-shen e parë edhe Mir e Rins, të ndjekur nga Zarko e Nakagami, të ndarë nga Fabio Kuartararo që e mbylli garën e parë në vend të 9-të.
Pikë kanë fituar edhe Morbideli, Vinjales, Marini, Doviciozo dhe debutuesi Gardner, ndërsa Oliveira, Aleks Marquez dhe Marko Bexeki u tëhoqën.
The very first score of the season has been settled ⚔️@Bestia23 is the new #MotoGP World Championship leader 🙌#QatarGP 🇶🇦 pic.twitter.com/7YtNLzuVol
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) March 6, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




