Efektet e pushtimit rus të Ukrainës janë tashmë të dukshme në pompën e gazit, pasi disa çmime kanë arritur në 3.79 dollarë dhe 3.80 dollarë për litër në shtete të ndryshme dhe rreth 5 dollarë në SHBA.
“Në këtë pikë, shuma e sanksioneve ndaj Rusisë…kanë qenë në thelb sanksione de facto në sektorin e tyre energjetik dhe Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në nivel global,” shpjegoi Patrick DeHaan, kreu i analizës së naftës në Gas Buddy.
Presidenti Biden do të autorizojë Departamentin e Energjisë që të lëshojë 30 milionë fuçi nga Rezerva Strategjike e Naftës së SHBA-së për të ndihmuar në mbrojtjen e amerikanëve nga çmimet më të larta të gazit. Shumë shtete të tjera gjithashtu do të preken nga kjo rritje e çmimeve të gazit dhe dimri…nuk ka ikur ende.
Konflikti ka tronditur tregjet globale ditët e fundit, duke shkaktuar trazira të bursave, duke rritur çmimet e naftës, gazit, ushqimeve dhe duke injektuar më shumë pasiguri në një ekonomi tashmë jashtë ekuilibrit në mbarë botën.
Gjithashtu ka ngjallur shqetësime se inflacioni, tashmë i nxehtë, mund të nxehet edhe më shumë.Shpresa ishte se inflacioni do të fillonte së shpejti të zbriste dhe se faktorët që e nxisin atë, si çmimet e larta të gazit dhe problemet e zinxhirit të furnizimit, do të kalonin përfundimisht. Tani, duket se situata mund të jetë krejt e kundërta.
“Ajo që ne po vëzhgojmë është në thelb një goditje e çmimit të energjisë dhe një goditje e tregjeve financiare që vjen si pasojë e këtij mjedisi tashmë shqetësues të inflacionit, një mjedis në të cilin zinxhirët e furnizimit global janë tashmë të stresuar dhe në të cilin tashmë ka një farë pasigurie si për perspektivën,” tha Gregory Daco, kryeekonomist.
Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës dhe gazit në botë dhe çdo ndërprerje do të ketë një ndikim të madh në çmimet.
Më herët në shkurt, analistët e JPMorgan parashikuan se ndërprerjet në rrjedhat e naftës nga Rusia mund të çonin çmimet e naftës në 120 dollarë për fuçi. (Për konteksti, çmimi i naftës ishte në intervalin 60 dollarë për fuçi një vit më parë dhe filloi në vitin 2020 në vitet 70 dhe 80 dollarë.)
Nafta tashmë është rritur mbi 100 dollarë për fuçi, hera e parë që është bërë kështu që nga viti 2014.
Amerikanët janë ata që po përballen më shumë me çmimet e larta të gazit por edhe shtetet e tjera të botës do të preken jo pak.
Çmimi mesatar i gazit në nivel kombëtar është 3.54 dollarë për liter, duke u rritur ndjeshëm nga 2.66 dollarë një vit më parë.
Joe Brusuelas, kryeekonomist në firmën e kontabilitetit dhe konsulencës RSM, i tha CNN se konflikti Rusi-Ukrainë mund ta shtyjë inflacionin në 10 për qind nga viti në vit, i nxitur pjesërisht nga gazi. Sipas llogaritjes së tij, një rritje e çmimeve të naftës në 110 dollarë mund të rrisë çmimet e konsumit me 2.8 për qind gjatë një viti.
Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të përpiqet të mbrojë amerikanët nga një rritje e çmimeve të gazit, por opsionet e tij janë të kufizuara.
Çmimet më të larta të naftës dhe gazit do të ndikojnë gjithashtu në rritjen ekonomike. Njerëzit dhe kompanitë e shteteve që duhet të shpenzojnë më shumë për naftën dhe gazin mund të zvogëlojnë shpenzimet në fusha të tjera dhe kjo do të zvogëlojë PBB-në.
Burimi: Vox.com; Weforum.com, Përshtati Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



