Treg

Tjetër rritje në 24 orë, këtë të premte nafta shitet me 210 lekë për litër

Të premten e 4 marsit, nafta në Tiranë u tregtua me 210 lekë për litër, duke kaluar dhe çmimin e një ditë më parë. Në pika tregtimi të ndryshme ajo lëviz me 2 deri në 3 lekë më pak.

Gega Oil e ka tregtuar naftën nën vlerën e 200 lekëve, 198.

Rritja e menjëhershme dhe e vrullshme erdhi pas luftës në Ukrainë që luhati bursat botërore, përfshirë edhe çmimin e gazit. Pak orë pas pushtimit rus, nafta kaloi vlerën e 100 dollarëve për fuçi.

Luigj Aliaj, nga “Shoqata e Hidrokarbureve” pohon për Gazetasi.al se rezervat e sigurisë janë të mjaftueshme vetëm për 4 muaj dhe se furnizimet do të varen nga ecuria e mëtejshme e luftës.

Çdo veprim në terrenin luftarak ruso-ukrainas do të afektojë ndjeshëm edhe tregun e naftës në Shqipëri.

“Duke parë ecurinë e situatës nuk do të jetë fare habi që çmimi i naftës në vendin tonë brenda marsit të shkojë 250 lekë. Do të jetë shumë e pritshme”, tha ai për Gazetasi.al.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë