Motosport

Zyrtare/ Formula 1 jo më në Rusi, prishet kontrata deri në 2025-ën

Formula 1 nuk do të garojë më në Rusi. Drejtuesit e saj kanë bërë me dije se e kanë prishur kontratën me organizatorët e Çmimit të Madh, kështu që nuk do të ketë garë as në Shën Pjetërburg, që ishte parashikuar nga 2023-shi në 2025-ën.

Nuk ka më garë në Soçi dhe as në cirkuitin e ri të Igora Drive për tri vitet e ardhshme. Vendimi është marrë nga drejtuesit e Formulës 1, bashkë me skuadrat pjesëmarrë në Botëror, pas pushtimit të Ukrainës nga Putini.

Nga nje gare ne Rusi. Gazeta Si, 4 mars 2022

Për të zëvendësuar garën e Rusisë, në kalendar më 22 shtator, alternativat janë Losail, Portimao dhe Stambolli, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende. Formula 1, ashtu si gjithë sportet e tjera, në këtë moment është distancuar nga Rusia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë