Gazeta Si – Bie numri i të infektuarve nga Covid-i dhe për Novak Gjokoviçin hapen dyert e Roland Garros-it. Duke parë situatën aktuale, kryeministri francez, Jean Castex, ka njoftuar se më 14 mars do të hiqet përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura (përveç mjeteve të transportit publik) dhe e ‘super green pass’-it.
Një vendim, që do ta lejojë tenistin serb, i pavaksinuar, të marrë pjesë në Masters 1000 të Montekarlos (9-17 prill) dhe mbi të gjitha në Roland Garros, që zhvillohet në periudhën 22 maj-5 qershor. Ky është edhe Grande Slam-i i dytë, ku pjesëmarrja e Gjokoviçit ishte rrezikuar seriozisht.

Pas kaosit në Australian Open dhe humbjes së vendit të parë në klasifikimin Atp me eliminimin e papritur në çerekfinale të ATP 500 të Dubait nga Jiri Veseli, Gjokoviç mund të tentojë rikthimin në Roland Garros.
Një lajm i madh për serbin, që për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinimit, po rrezikonte ta kompromentonte rëndë sezonin tenistik dhe raportin me sponsorët. Një rrezik që po largohet nga zbutja e normave franceze anti-Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



