Treg

Ukraina do të lëshojë NFT-në e parë për të financuar ushtrinë

Ukraina do të jetë vendi i parë që do të lëshojë koleksionin e vet të NFT-ve për të financuar luftën e saj kundër Rusisë.

Zëvëndëskryeministri i Ukrainës, Mykhailo Fedorov, tha të enjten se do të japë më shumë detaje pak më vonë.

Se fundmi, qeveria ukrainase po i lë hapësirë aseteve digjitale si një mënyrë financimi për forcat ushtarake. Kjo lëvizje vjen pasi arkëtoi më shumë se 270 mln dollarë nga bonot e luftës.

Që nga nisja e konfliktit, Ukraina ka kërkuar donacione me kriptomonedha. Më shumë se 50 mln dollarë janë mbledhur deri tani.

Pak ditë më parë, Federov tha se nuk do të lëshonte NFT, plan i hershëm i Ukrainës. Nuk është e qartë sesi do të jenë këto NFT.

Qeveritë e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë ngritur gjithashtu shqetësime se transaksionet e kriptomonedhave mund të bëhen një rrugë e fshehtë për lëvizjen e parave drejt dhe nga Rusia./FT


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë