TikTok do të heqë kufirin e tij prej tre minutash në video dhe së shpejti do t’i lejojë të gjithë përdoruesit të ngarkojnë video deri në 10 minuta, ka konfirmuar rrjeti social kinez.
Kufiri ekzistues ishte vendosur më korrik 2021, duke u rritur në 60 sekonda, nga 15 sekondat origjinale. Aplikacioni është parë prej kohësh si një platformë video me formë të shkurtër, por tani po rivalizon edhe më shumë YouTube, Instagram dhe Facebook.
Aktualisht, kushdo që krijon video i krijon në dy pjesë dhe dy postime të ndryshme nëse video është e gjatë.
Problemi me këtë është se përdoruesit shpesh duhet të lëvizin nëpër profilin e një krijuesi për të gjetur videon e duhur në një seri.
“Ne jemi gjithmonë duke menduar për mënyra të reja për t’i sjellë vlerë komunitetit tonë dhe për të pasuruar përvojën e TikTok”, tha një zëdhënës i TikTok.
Përdoruesit janë njoftuar për përditësimin me një mesazh brenda aplikacionit që thotë: “Ngarkoni video deri në 10 minuta nga pajisja juaj”.
YouTube, i cili grumbulloi 28.8 miliardë dollarë të ardhura nga reklamat në 2021, iu përgjigj rritjes së TikTok duke lançuar rivalin e tij të videove në formë të shkurtër, YouTube Shorts, në 2020 ndërsa Instagram lëshoi gjithashtu klonin e vet të quajtur Instagram Reels.
Snapchat ofron atë që e quan Spotlight.
Megjithatë, ekspertët thonë se përmbajtja me formë më të gjatë është përgjithësisht ‘më e lehtë për të fituar para dhe i mban njerëzit në platformë më gjatë’.
Vitin e kaluar, TikTok ishte aplikacioni më i popullarizuar në botë, duke ia kaluar edhe gjigantit amerikan të motorëve të kërkimit Google.
Renditja nga kompania e sigurisë së IT-së Cloudfare zbuloi se TikTok e rrëzoi Google nga vendi i parë në shkurt, mars dhe qershor 2021 dhe mbajti pozicionin numër një nga gushti deri në fund të vitit.
Në vitin 2020, Google ishte i pari përpara Amazon, TikTok, Apple, Facebook, Netflix dhe Microsoft, të cilët ishin të gjithë në top 10.
Kufiri i ri 10-minutësh ka marrë komente të ndryshme në Twitter, me shumë që thonë se do të refuzonin të shikonin një video 10 minutëshe në platformë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



