“Isha me mision për vendin tim”. E veshur me ngjyrat e Ukrainës, Elina Svitolina dominoi 6-2 dhe 6-1 ndaj ruses Anastasia Potapova në raundin e parë të turneut të Monterreit në tenisin e femrave.
“Mendoj se misioni im është që të bashkoj komunitetin tenistik për të ndihmuar Ukrainën, – ka thënë pas ndeshjes Svitolina. – Zbres në fushë për vendin tim dhe bëj gjithçka mundem për të ftuar njerëzit të ndihmojnë kombin tim”.

Svitolina ka premtuar se shpërblimin e saj do ta japë për të ndihmuar rezistencën kundër pushtimit rus dhe për të ndihmuar popullatën e goditur nga lufta. “Luaj për të ndihmuar ushtrinë ukrainase, njerëzit që kanë nevojë. Çdo fitore që arrij është speciale”, – ka shtuar numri 15 në botë dhe tenistja më e mirë ukrainase në renditjen WTA.
Ajo kishte thënë më parë se nuk do të ndeshej me kundërshtare ruse dhe bjelloruse derisa WTA-ja nuk kishte mbajtur qëndrim ndaj pushtimit rus të vendit të saj. Një ditë më parë ATP dhe WTA njoftuan se sportistët rusë dhe bjellorusë nuk do të luanin me flamurin dhe merin e vendit të tyre deri në një urdhër të dytë.
Një reagim të ashpër ka bërë edhe lojtari ukrainas i Evertonit, Vitali Mikolenko, i cili i është drejtuar kapitenit të Rusisë, Artem Dzuba për shkak të heshtjes. “Ti rri i heshtur bashkë me shokët e tu, ndërsa njerëz paqësorë vriten në Ukrainë”, – shkruan Mikolenko.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



