Në Ukrainë, arti është në rrezik. Me luftën në zhvillim, veprat unike në botë, objektet e trashëgimisë botërore, dëshmitë e të gjitha epokave historike, me vlera të paçmueshme artistike dhe kulturore, rrezikojnë të bëhen rrënoja dhe pluhur.
Nga Katedralja madhështore e Shën Sofisë në Kiev te qendra historike e Lviv në Cernvici, nga vendi arkeologjik i Sevastopolit me mbetjet e një qyteti të themeluar nga grekët në brigjet e Detit të Zi deri te muzeu i Odesës, i cili krenohet me një koleksion të çmuar të Karavaxhos. Janë këto dhe shumë bukuri të tjera që mund të sakrifikohen dhe të anulohen nga luftimet dhe përleshjet e vazhdueshme.
Ndonëse në Ukrainë ka gjithsej shtatë site kulturore të certifikuara nga Unesco, këtyre mund t’u shtohen të tjera në mesin e shtatëmbëdhjetë kandidaturave, nëse pranohen në vitet e ardhshme: nga mbetjet e qytetit antik të Tyras, një port i lashtë tregtar i botës antike, i themeluar në fund të shekullit të gjashtë para Krishtit, në grykën e Dnestr, nga observatori astronomik i Mykolayiv, observatori më i vjetër detar në Europën Juglindore, në qytetet shkëmbore të Gotia. Por nuk lihen pas edhe peizazhet e mëdha dhe mrekullitë e natyrës, si pyjet e ahut, që UNESCO i ka përfshirë tashmë në listën e saj prestigjioze, apo stepën, e cila është ndër vendet kandidate.
Por jo vetëm kaq: ndër projektet e nominimit për Trashëgimi Botërore përfshihet edhe qendra historike e Odesës, me strukturën e saj të rafinuar urbane, ku u rritën intelektualët Trocki dhe Kandisky, me “shkallët Potemkin” legjendare, një ikonë kinemaje, dhe me muzeun e tij të artit perëndimor, një thesar kryeveprash të artit europian, duke filluar nga Karavaxho te Rubens, nga Gerard David te Guercino.
Në veçanti, pikërisht këtu gjendet piktura e çmuar “Kapja e Krishtit” – siç quhet sot – që i atribuohej Karavaxhos. E vjedhur në vitin 2008 dhe e gjetur vetëm dy vjet më vonë, ajo u bë objekt i një pune delikate restauruese, si dhe objekt studimi nga historiania e artit Natalia Chechykova, e cila rindërtoi historinë e saj magjepsëse, por të trazuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



