Një ekip nga Instituti i Teknologjisë ‘Rochester’ në Nju Jork zbuloi se algoritmi i inteligjencës artificiale në YouTube, i krijuar për të shtuar tituj në video, po vendos gjuhën e të rriturve në klipe që synojnë fëmijët.
Sistemi, i njohur si ASR (Automatic Speech Transcription), u gjet duke shfaqur fjalë si ‘pornografi’ për ‘misri’ apo edhe ‘përdhunim’ për ‘I guximshëm’.
Për të gjurmuar më mirë problemin, ekipi, së bashku me të tjerë, ekzaminuan 7000 video nga 24 kanale për fëmijë.
Nga videot që ata morën në studim, 40 për qind kishin fjalë ‘të papërshtatshme’ në titra.
Ekipi tha se gjithsesi transkriptimi automatik mund të përmirësohet.
Ndërsa kërkimet për zbulimin e përmbajtjeve fyese dhe të papërshtatshme kanë filluar të heqin disa nga ato përmbajtje, mbeten një problem ‘përmbajtjet aksidentale’.
Kjo përfshin titrat e shtuar nga inteligjenca artificiale në video, të krijuara për të përmirësuar aksesin për njerëzit me humbje dëgjimi dhe për të punuar pa ndërhyrjen njerëzore.
Ata zbuluan se “sistemet e njohura automatike të të folurit (ASR) mund të prodhojnë përmbajtje teksti shumë të papërshtatshme për fëmijët gjatë transkriptimit të videove të YouTube Kids” dhe Youtube.
ASR funksionon duke dëgjuar dhe transkriptuar audion dhe duke caktuar një kohë, kështu që mund të shfaqet si një titull ndërsa thuhen fjalët.
Megjithatë, ndonjëherë ajo e dëgjon keq atë që thuhet, veçanërisht nëse fëmija nuk flet fjalët e plota.
Një shembull, i vërejtur nga ekipi, përfshinte videot e njohura të të mësuarit Rob the Robot, me një klip nga viti 2020 që përfshin algoritmin që përshkruan një personazh që aspiron të jetë ‘i fortë dhe përdhunuar si Herakliu’, në vend që të jetë ‘i fortë dhe i guximshëm’. (Ngatërrimi i fjalëve ‘rape’ me ‘brave’).

Një tjetër kanal i njohur, Ryan’s World, përfshinte video që kishte titujt ‘duhet të blesh edhe misër’, por tregohet si ‘blej pornografi’.(Ngatërrimi i fjalëve ‘Corn’ me ‘porn’)
Numri i abonentëve për Ryan’s World është rritur nga rreth 32,000 në 2015 në më shumë se 30 milionë vitin e kaluar, duke treguar më tej popullaritetin e YouTube.
“Ndërsa zbulimi i përmbajtjes fyese ose të papërshtatshme është një problem i studiuar mirë, studime të tilla zakonisht fokusohen në zbulimin e përmbajtjes fyese të pranishme në burim, jo se si mund të prezantohet (rastësisht) përmbajtja e pakëndshme nga një aplikacion i AI”, shkruajnë autorët.
Zëdhënësja e YouTube, Jessica Gibby, tha se fëmijët nën 13 vjeç duhet të përdorin YouTubeKids, ku titrat e automatizuar janë të çaktivizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



