Gazeta Si – Gjatë një kontrolli të befasishëm në burgun e Fierit, disa të dënuarve u janë gjetur një mjet prerës 15 cm e gjatë, një shtizë dhe një telefon.
Kontrolli ka vijuar edhe në godinën e paraburgimit, ku në ambientet e përbashkëta, brenda lavatriçes është gjetur një telefon celular “Nokia”. Karikuesi i këtij telefoni u gjet në po të njëjtën godinë, në ambientet e dusheve.
Edhe në fillim të shkurtit, SHKBB zhvilloi një mega-operacion në burgun e Elbasanit, Tiranës dhe Korçës, ku si rezultat u shkarkuan një grup me zyrtarë të burgjeve pasi bshkëpunonin me të dënuar VIP për krime të rënda dhe familjarë të tyre, që porosisnin nga qelitë trafikun e drogës brenda burgjeve.
Sipas hetimeve, ky bashkëpunim mes shefave të policisë së burgjeve dhe të dënuarve e paraburgosurve, i kishte kthyer qelitë në vatra të drogës dhe organizimeve të paligjshme të lojërave të fatit.
Të burgosurit Vip, si Aleksandër Llanaj, Gazmir Braka i njohur me emrin Gaxhai, Leo Osmani dhe Delin Hajdari, Arben Grori, Klajdi Gjeçi, e Aleksandër Sinanaj bashkëpunonin me hallkat më të larta të burgjeve, mes tyre edhe shefi i policisë së paraburgimit në Elbasan Hysni Ndreu që u arrestua bashkë me 7 oficerë në burgjet e Elbasanit, Peqinit dhe Drenovës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.