Treg

Dita e dytë e pushtimit në Ukrainë përmbys tregjet. Bie ari dhe rriten kriptot

Gazi natyror në Europë, pësoi rritje rekord gjatë ditës së dytë të pushtimit rus në Ukrainë. Çmimi u rrit me 51% vetëm të enjten, më e larta që nga 2005-a.

Konflikti, pasiguria më e madhe e Europës që nga Lufta e Dytë Botërore, ka provuar frikën më të madhe të kësaj periudhe, krizën e furnizimit me gaz në kontinent. Problem që ishte në horizont që disa muaj më parë.  Rusia është furnizuesi më i madh i gazit në Europë dhe 1/3 transferohej nga Ukraina.

Nafta, në rastin më të keq sipas analistëve,  do të shkonte deri në 100 dollarë për fuçi, por mëngjesin e së enjtes ajo arriti në 105 dollarë për fuçi. Më e larta që nga viti 2014, pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, mbi Krimenë.

Gjithashtu, gruri pësoi rritje me 50% brenda pak orëve.

Kriptomonedhat nga ana tjetër, pësuan një rritje të lehtë mëngjesin e së premtes pas rënies drastike brenda 24 orëve.

Bitcoin shkoi në 38 mijë dollarë nga 34 mijë që ishte dje.

Rënie gjatë të premtes pësoi ari dhe argjendi, me 1.3 dhe 1.7 % më të ulëta. Ndërkohë gjatë ditëve paraadhëse, ishin dy asetet që nuk po luhateshin nga tensionit, por po vazhdonin në një tendencë rritëse, si mallra të sigurt.

Përveç tensioneve gjeopolitike dhe pasigurive të investitorëve që heqin dorë nga stockmarket për t’i shpëtuar një  kaosi total, një përqindje e lartë e këtyre aseteve janë edhe fizikisht në Rusi.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë