Në zonën e luginës së Valbonës brenda Parkut Kombëtar të Alpeve u filmua dreri europian (Alces alces) që i përket familjes Cervidae.
Agjencia e Zonave të Mbrojtura tha se dreri europian është një specie që takohet rrallë dhe në parkun kombëtar të Alpeve u filmua për herë të parë duke shtuar kështu numrin e llojeve të specieve që ndodhen në këtë zonë.

Brenda kësaj familje është specia më e madhe dhe gjitari i dytë më i madh në Europë. Arrin një gjatësi prej 200-300cm dhe lartësi midis shpatullave 150-220 cm trupit me peshë që varion nga 400-665 kg.
Burimi: Regjistri elektronik i specieve shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



