Gazeta Si – Konflikti Rusi-Ukrainë ka mbyllur një pjesë të madhe të qiejve midis Evropës dhe Lindjes për linjat ajrore në orën 2:56 të mëngjesit të së enjtes 24 shkurt 2022.
Me dy komunikata – paralajmërime të lëshuara nga autoriteti i aviacionit dhe dërguar të gjitha palëve të interesuara – hapësira ajrore ukrainase nuk është më e disponueshme për fluturimet civile, jo vetëm për mbërritjen dhe nisjen, por edhe për fluturimet.
Në orën 03.08 të mëngjesit, vetë “Eurocontrol”, agjencia e BE-së që vëzhgon qiejt e Evropës (dhe gjithashtu të Ukrainës), i paralajmëroi të gjithë të mos hyjnë në zonë “për shkak të rreziqeve të larta të sigurisë”. Dhe kështu të gjithë avionët “duhet të shmangin një zonë prej të paktën 100 milje detare (185 kilometra) brenda kufijve të Bjellorusisë dhe Federatës Ruse që rrethon kufijtë e Ukrainës”.

Komunikimet
Nuk është e mundur të kalohet në këtë mënyrë në pjesët e qiellit të menaxhuara nga Ukraina përmes qendrave të kontrollit të zonës së Kievit, Lvivit, Dnjepropetrovskit, Simferopolit, Odesës zyrtarisht për shkak të “kufizimeve të aktiviteteve ushtarake” komunikon “Notam A1081 / 22” (e vlefshme të paktën deri në orën 1:45 të 2 marsit) dhe “A0567 / 22” (deri në 23.59 të 24 shkurtit).
Që nga mbrëmja e 23 shkurtit, edhe në zonën e Rostovit në Rusi, përgjatë kufirit me Ukrainën, nuk mund të fluturohet. I gjithë vendi, ishte bërë i kuq në mbrëmjen pas mbylljes së befasishme, qoftë edhe gjatë natës, të pistës së vetme në aeroportin e Kharkivit, e cila për ditë të tëra ishte në vëzhgimin e rusëve sipas inteligjencës amerikane.
Po kërkohet me çdo kusht të shmanget përsëritja e një tjetër tragjedie si fluturimi “17 Malaysia Airlines”, avioni i rrëzuar mbi zonën e kontestuar midis Ukrainës dhe Rusisë në korrik 2014 (298 të vdekur) ose të fluturimit “752 të Ukrainas International Airlines” të bombarduar menjëherë pas ngritjes nga Teherani në janar 2020 (176 vdekje).

Koridoret Europë-Azi
Mbyllja e qiejve të Ukrainës redukton më tej korridoret e linjave ajrore që fluturojnë midis Evropës dhe Azisë. Kjo për shkak se në muajt e fundit, transportuesit që operojnë lidhje civile, janë përpjekur të shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë pas alarmit të rremë për bombë që çoi në rrëmbimin e një fluturimi “Ryanair” të linjës Athinë-Vilnius për në Minsk, për të arrestuar një aktivist bjellorus dhe të dashurën e tij. Ndalimi i fluturimeve mbi Ukrainë, detyron kompanitë që të shkojnë më në jug, drejt Turqisë, ose më në veri, drejt shteteve baltike dhe Finlandës.

Rreziqet me Rusinë
Por, ekspertët paralajmërojnë, në rast të një ndërprerjeje diplomatike midis Perëndimit dhe Rusisë, Putini mund të urdhërojë që të mos lejohet asnjë avion – madje as mallrash – të kalojë mbi vendin e tij. Një lëvizje që do të kishte pasoja serioze në prurjet në lartësi të mëdha dhe që do t’i detyronte kompanitë të zgjeronin më tej rrugët me konsumin më të lartë të vajgurit.
Në këtë periudhë, ndihmon fakti që fluturimet tregtare midis Evropës dhe Lindjes janë ende të reduktuara për shkak të Covid dhe kufizimeve anti-pandemike.
Të dhënat e “Eurocontrol”, tregojnë një rënie të ndjeshme të lëvizjeve ajrore mbi Ukrainë, e cila ra me mbi 37% në zonën e Kievit dhe gati 19% në zonën e Lvivit në shtatë ditët e fundit. Para fillimit të konfliktit.
Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




