Drejtësia

Kalon për gjykim dosja për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Tushe kërkon gjykim të shkurtuar

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme këtë të enjte ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës dhe 11 të pandehurve të tjerë, teksa ai dhe 18 të pandehur të tjerë për këtë çështje, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndaj tyre Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tenderë.

Të pandehur për këtë çështje përveç ish kryebashkiakut Tushe, janë marrë, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela. Ata dyshohet se abuzuan me një tender me vlere 24 milion leket për rehabilitimin e një kanali vaditës.

SPAK arrestoi Tuhen në qershorin e shkuar lidhur me një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

SPAK pretendon se ish-kryebashkiaku i Lushnjës, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Sipas SPAK, ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod, kundër ish-kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura në 2020-ën rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Personat në hetim

-Fatos Tushe, kryetar i bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim;

-Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmmarjes së Pasurisë publike në bashkinë Lushnje i dyshuar për  kryerjen e veprës penale "Shpërdorim detyre" në bashkëpunim, "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim;

-Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë Publike në bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Blerta Turku, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Margarita Gjermëni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së brazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.

-Andri Musho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim;

-Ani Simoni, zyrtar i ndërmarrjes së pasurisë publike në bashkinë Lushnjë,i dyshuar për kryerjen e veprës penale , "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë