Teknologji dhe Inovacion

Mark Zuckerberg do të krijojë një përkthyes universal për botën virtuale

Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg ka zbuluar disa projekte ambicioze të inteligjencës artificiale, duke e përshkruar atë si “çelësin për zhbllokimin e Metaverse”.

Në një demonstrim të transmetuar drejtpërdrejt, ai krijoi një botë bazë virtuale duke përfshirë një ishull, pemë dhe një plazh duke përdorur veçorinë e AI Builder Bot.

Zuckerberg njoftoi gjithashtu një plan për të krijuar një përkthyes universal për të komunikuar në botën e metaverse.

“Aftësia për të komunikuar me këdo në çdo gjuhë është një superfuqi që është ëndërruar gjithmonë,” tha ai.

Builder Bot ishte pjesë e projektit CAIRaoke të Metës për të përmirësuar asistentët e AI dhe për të lejuar “AI të shohë botën nga përvoja jonë” ndërsa njerëzit hynë në realitetin virtual përmes kufjeve ose syzeve, tha Zuckerberg.

Zuckerberg premtoi se sistemet e AI që drejtojnë botët virtuale të Metës do të ruajnë privatësinë dhe do të jenë transparente dhe të përgjegjshme.

Facebook ka investuar në AI për 10 vitet e fundit dhe ka një nga ekspertët kryesorë në botë, Yann LeCun si kreun e AI.

Në janar LeCun njoftoi se kishte ndërtuar një superkompjuter të ri të AI që synon të jetë më i shpejti në botë kur të përfundojë në mesin e 2022.

Facebook ndryshoi emrin në Meta në tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë