Media Galeri

Momenti kur ambasadori ukrainas në OKB njoftohet për sulmin, mesazhet me whatsapp

Gazeta Si – Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori ukrainas Sergiy Kyslytsya, merr lajmin për shpalljen e luftës ruse përmes whatsapp. Përmes fotove të publikuara nga AFP, mund të shihen mesazhet, por nuk  kuptohet bashkëbiseduesi.

“Putini e ka përfunduar fjalimin drejtuar kombit. Ai ka paralajmëruar nisjen e operacionit ushtarak”, shkruan bashkëbiseduesi, ndoshta gazetar.

Ambasadori i përgjigjet: “E di. Do të doja ta kisha lajmin më parë. E përfundova [e pakuptueshme]. Do të kërkoj përsëri fjalën”; “E di, shpresoj të dëgjoj më shpejt nga ju. Përfundova [e pakuptueshme], do t’ju kërkoj përsëri linjën”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë