Kievi u zgjua nga sirenat e alarmit që kumbuan pas nisjes së fushatës së bombardimeve ruse në të gjithë territorin e Ukrainës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se rrugët e kryeqytetit ukrainas janë të boshatisura dhe në to shihet më shumë personel ushtarak se civil.
Gra, fëmijë e të moshuar rendën drejt metrove dhe vendeve të tjera të strehimit për t’u shpëtuar raketave ruse.







Dyndje njerëzish nëpër supermarkete dhe nëpër banka janë parë gjithashtu.
Ministria ukrainase e Mbrojtjes bëri thirrje për qetësi dhe u kërkoi qytetarëve që të kenë besim te aftësia mbrojtëse e vendit. Ajo tha se ka rrëzuar pesë avionë dhe një helikopter luftarak rus, ndërsa shtoi se rezistenca vazhdon në lindje, jug dhe veri të vendit.
Por, ministria ruse e Mbrojtjes mohoi të ketë regjistruar humbje në këtë fazë të parë të pushtimit. Ajo deklaron se ka neutralizuar të gjithë forcën ajrore dhe sistemet mbrojtëse ajrore të Ukrainës, ndërsa Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas në lindje të vendit që të dorëzojnë armët dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


