Gazeta Si - Një ditë pas aksionit për shembjen e shtëpive në zonën e "5 Majit", policia ka arrestuar 5 banorë dhe 2 të tjerë janë të proceduar në gjendje të lirë.
Në komunikatën për mediat, policia thotë kanë rënë në pranga në flagrancë shtetasit, Gj.N., 64 vjeç, A.M., 52 vjeç, M.M., 51 vjeç, N.M., 40 vjeç dhe L.M., 32 vjeçe, si dhe u proceduan penalisht shtetasit B.C., 35 vjeç dhe një shtetas të mitur 17-vjeçar.
Të ndaluarit akuzohen për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive".
Policia thotë se "këta shtetas, ditën e djeshme, gjatë zbatimit të vendimit për prishjen e objekteve në rrugën "5 Maji", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë që ishin në detyrë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike".
Aksioni i IKMT-së për shembjen e banesave te zona e ‘5 Majit” u shoqërua me tension mes banorëve dhe policisë, ndaj të cilëve u hodhën gurë dhe mjete të forta.
Pas konfrontimit, 5 punonjës të Policisë së Shtetit dhe 3 të Policisë Bashkiake kanë mbetur të lënduar nga përplasja njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.