Motosport

Marrin fund ‘lojërat’, Formula 1 nis testet në Barcelonë pas një dimri të çmendur

Gazeta Si – Koha e fjalëve ka përfunduar. Erdhi momenti që era e re e Formulës 1 të fillojë vërtet dhe më në fund, makinat do të zbresin në pistën e Barcelonës për testet para Botërorit 2022.

Na ishte një herë në Formula 1 “silly season”. Është ende në fakt, por tani sezoni i çmendur i zërave të merkatos së pilotëve nuk limitohet më vetëm me periudhën e verës, ka edhe një sesion dimëror. Kurrë si këtë vit, një festival ‘shoëcar’, pseudo-prezantime makinash të reja, të sponsorëve të vjetër dhe të rinj. Deklarata që duken sureale. Por mjaft më me fjalë…

Leklerk dhe drejtuesit e Ferrarit. Gazeta Si, 23 shkurt 2022

Ja ku vijnë edhe testet e Barcelonës: tri ditë provash të vërteta, nga sot e deri më 25 shkurt, një copë realiteti zhurmash dhe erërash, djerse dhe tensioni. Nga buzëqeshja para telekamerave kalohet më në fund te kaska, nga skemat në kompjuter te garazhi, te duart e pista. Duket si një kundërsens, por kemi nevojë për të gjithën këtë, për substancën.

Tri ditët e Barcelonës do të fillojnë të vënë pak rregull, do të tregojnë ëndrrat dhe nevojat e një sezoni të ri, edhe pse nuk janë zhdukuar ende plotësisht skoriet e të vjetrit. Magjia fillon sot dhe është një parapërgatije për atmosferën e Botërorit, që starton fundjavën e tretë të marsit.

Nga fjalët kalojmë te realiteti, te faktet. Xhiro të lira, që do të na lejojnë të shohim në pistë makinat e reja, ose versionet e tyre të para. Me radhë do të shohim Ferrarin, Hasin, Mercedesin dhe MekLarenin, një Red Bull sekret, një Alfa Romeo Sauber në versionin kamuflazh, që do ta zbulojë ‘uniformën’ zyrtare më 27 shkurt, pasi çifti i çuditshëm Botas-Zhou ta ketë parë në teste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë