Lajme

Shqipëria zyrtarisht pjesë e Eurojust

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Eurojust, agjencia e BE për bashkëpunimin gjyqësor. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka nënshkruar sot një marrëveshje me kreun e Eurojust. Marrëveshja mundëson përmirësimin e hetimeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Kështu, Shqipëria do të dërgojë një prokuror të përhershëm në agjencinë europiane.

Sipas ministres Gjonaj, marrëveshja me Eurojust është një marrëveshje që do të sjellë një hop cilësor në kryerjen e hetimeve transnacionale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë