“Le Violon d’Ingres” e Man Ray-it është gati të bëjë histori si fotografia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.
Imazhi bardh e zi, i marrë në vitin 1924 nga artisti surrealist amerikan, e shndërron trupin e zhveshur të një gruaje në një violinë duke e veshur fotografinë e shpinës së saj me vrimat e shkronjës ‘f’.


Printimi origjinal i kryeveprës, i konsideruar gjerësisht si vepra më e famshme e Man Ray, pritet të arrijë midis 5-7 milion dollar, vlerësimi më i lartë për një fotografi të vetme në historinë e ankandit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



