Media Galeri

Zbulohet Hovercraft-i i parë sportiv luksoz në botë

Koncepti i hovercraft-it nuk është i ri, pasi ka lundruar në tokë, rërë dhe ujë që nga vitet 1950.

Por 70 vjet më vonë është krijuar hovercrafti i parë sportiv luksoz në botë që do të dalë në shitje për 100,000 dollarë.

Mund të mos jetë aq i shpejtë sa një supermakinë, me një shpejtësi maksimale prej rreth  90 kilometra por është automjeti më i shpejtë amfib deri më tani.

Dhe ndryshe nga një Ferrari, McLaren ose Bugatti, ky udhëton në një jastëk ajri shtatë centimetra nga toka, duke i lejuar drejtuesit të lëvizin nëpër ujë dhe duke i dhënë kuptim të ri termit ‘automjet jashtë rrugës’.

E dizenjuar nga firma Von Mercier, e cila mban emrin e inxhinierit dhe themeluesit amerikan Michael Mercier, Arosa thuhet se ‘përzien hovercraft-in më të fundit dhe inovacionin e automjeteve elektrike’.

Ka një kabinë të hapur me një sistem ndenjëse të dyfishtë si një avion luftarak, dhe një pult dixhital.

Automjeti gjithashtu përmban një grup fuqie tërësisht elektrik të përbërë nga një motor benzine që fuqizon tre motorë elektrikë.

Këto lloj automjetesh janë të famshëm për shkak se janë të pakontrollueshëm por sistemi i avancuar i kontrollit të drejtimit të Von Mercier premton manovrim të lartë.

Kjo i lejon shoferit të ndalojë, të kthehet dhe të ecë përpara me lehtësi.

Arosa ka gjithashtu kuvertën anësore si një varkë, në mënyrë që të mund të merren me vete sa më shumë njerëz për një xhiro.

Von Mercier është duke prodhuar 50 modele të Arosa-s së saj dhe shpreson t’i nxjerrë në shitje deri në verë.

Rreth 180 klientë deri më tani kanë ‘shprehur gatishmërinë për të blerë Arosa’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë