Fermeri izraelit Chahi Ariel ka rritur luleshtrydhen më të rëndë në botë, sipas rekordeve botërore Guinness.
“Me 289 gram, luleshtrydhja ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një luleshtrydhe të zakonshme të varietetit lokal Ilan”, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani të Izraelit.
Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër.
Ariel kishte shpresuar se do të ishte fitues kur panë se sa po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar.




Ai ka pritur konfirmimin se ishte një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer.
“Kur dëgjuam, ishte një ndjenjë e mahnitshme. Unë u futa në makinë, qesha dhe këndova”, tha Ariel, duke shfaqur me krenari certifikatën e tij.
Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të vazhdojë të fitojë peshë, sipas ekspertëve.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



