Drejtësia

Incineratori i Fierit/ SPAK merr në pyetje Armando Subashin dhe Alqi Bllakon

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi është thirrur këtë të premte në ambientet e SPAK, ku po merret në pyetje për veprimet e tij në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Pas tij, ka mbërritur për t'u marrë në pyetje edhe deputeti socialist, Alqi Bllako, i cili është akuzuar nga LSI si i përfshirë në këtë aferë. Bllako ka qenë Sekretar i Ministrisë së Mjedisit gjatë periudhës kur janë miratuar lejet për inceneratorët 

Ndërsa Subashi, mësohet se është thirrur si deklarues dhe po jep shpjegime për çështjen e incineratorin në bashkinë që ai drejton.

SPAK nisi një hetim për inceneratorët në gusht të vitit 2020 pas kallëzimeve të bëra në prokurori.  Në lidhje me këtë dosje, aktualisht ndodhet pas hekurave ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Paralelisht me hetimin nga SPAK, është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar, ku prej disa ditësh ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve.

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që vjedhin do të marrin dënimin e merituar, por theksoi se kjo nuk hedh poshtë punën për të shëruar plagët mjedisore. Për këtë aferë, janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy administratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë