Media Galeri

Vdes folësja e fundit, zhduket gjuha indigjene kiliane

Një gjuhë indigjene nga Amerika e Jugut është zhdukur plotësisht pas vdekjes së folëses së saj të fundit dhe njëkohësisht edhe kujdestarja e kulturës së saj stërgjyshore.

Cristina Calderon vdiq të mërkurën, në moshën 93-vjeçare. Ajo kishte zotëruar gjuhën Yamana të komunitetit Yagan dhe pas vdekjes së motrës së saj në 2003 ishte personi i fundit në botë që mund ta fliste atë. Ajo punoi për të ruajtur njohuritë e saj duke krijuar një fjalor të gjuhës me përkthime në spanjisht.

“Me të një pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore të popullit tonë është zhdukur”, tha Lidia Gonzalez, vajza e Calderon, në Twitter. Gonzalez është një nga përfaqësuesit që aktualisht po harton një kushtetutë të re në Kili.

“Fjalori, megjithatë, nënkupton se ka shpresë për të ruajtur gjuhën në një formë. Edhe pse me largimin e saj humbet një pasuri e njohurive, veçanërisht të vlefshme në aspektin gjuhësor, mundësia e shpëtimit dhe ruajtjes së gjuhës mbetet e hapur”, tha ajo.

Megjithëse kanë mbetur ende disa dhjetëra Yagan, me kalimin e brezave njerëzit nga komuniteti ndaluan së mësuari gjuhën, e cila u konsiderua “e izoluar” pasi ishte e vështirë të përcaktohej origjina e fjalëve të saj.

Calderon jetonte në një shtëpi të thjeshtë, duke shitur çorape të thurura në qytetin kilian të Villa Ukika, një qytet i krijuar nga populli Yagan në periferi të Puerto Williams.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë