Një varrezë romake 2000-vjeçare që përmban të paktën 20 varre të dekoruara me zbukurime është zbuluar pranë vijës bregdetare në Rripin verior të Gazës dhe ky është zbulimi më i rëndësishëm lokal i dekadës.
Gaza është e pasur me gjëra antike, duke qenë një pikë e rëndësishme tregtare për shumë qytetërime, që nga egjiptianët e lashtë dhe filistinët e përshkruar në Bibël, përmes Perandorisë Romake dhe kryqëzatave.
Rrënojat e zbuluara aty përfshijnë mbetjet e një rrethimi nga Aleksandri i Madh si dhe një pushtim mongol.
Njëzet varre romake janë gjetur deri më tani. Vetëm dy varre janë hapur ku njëri përmban mbetje skeletore dhe disa enë balte.
“Për shkak të formës së varreve dhe dekorimeve, ato ka të ngjarë t’u përkisnin “njerëzve të rangut të lartë” në perandorinë romake gjatë shekullit të parë”, tha Jamal Abu Rida, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Gazës.


Ndryshe nga varret myslimane të periudhave të mëvonshme që kanë pamje nga veriu në jug, varret romake shtrihen nga lindja në perëndim, tha ai.
“Ne kemi bërë disa zbulime në të kaluarën, ky është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 10 vitet e fundit”, tha Abu Rida.
Zona është e mbyllur për gazetarët dhe publikun.
Vendi, i cili po mbikëqyret nga një ekip ekspertësh francezë, u gjet nga një ekip ndërtimi që punonte në një projekt strehimi të financuar nga Egjipti.
Gaza drejtohet nga grupi islamik palestinez Hamas, i cili ka luftuar katër luftëra me Izraelin që nga viti 2008.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



