Lajme

Prodhonte dhe shiste drogë, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë, personi i vënë në pranga është shtetasi Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlorë.

Rezulton që shtetasi Fjodor Islamaj të jetë autori i ngjarjes së ndodhur më datë 03.05.2018, ku janë sekuestruar 45 (dyzet e pesë) kilogramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva në tokën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë