Ka ndodhur

Video/ Sekuestrohen 1 milion e 75 mijë euro të falsifikuara në Rinas

Një shumë e konsiderueshme parash, prej 1 milion e 75 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara, janë sekuestruar në aeroportin e Rinasit në hyrje të Shqipërisë.

Policia e Tiranës thotë se në pranga ka rënë një shtetas nga Kameruni 35 vjeç, me iniciale J.N.,, me leje qëndrimi në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë kontrollit, në bagazhet e të riut janë gjetur sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të dyshuara të falsifikuara dhe lastra (letra që përdoren për të prodhuar kartëmonedha të prerjeve të ndryshme).

Dyshohet se ai kishte ardhur nga Parisi, duke kaluar në Turqi dhe më pas në Shqipëri, ku kamerunasi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë në vendin tonë do të hidhte në qarkullim kartëmonedhat e falsifikuara.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë