Amerika perëndimore po përjeton thatësirën më të madhe që nga viti 800 pas Krishtit, rreth kohës kur sundoi Karli i Madh, sipas një studimi të publikuar së fundmi.
Thatësira e vazhdueshme ka bërë që liqenet, rezervuarët dhe lumenjtë në Kaliforni të bien në nivele rekord, duke përkeqësuar zjarret.
Thatësira aktuale është periudha më e keqe 22-vjeçare në 1200 vitet e fundit, që daton që nga vikingët.

Thatësira e fundit shumë dekadash ndodhi në vitet 1500, por nuk ishte aq e rëndë.
Studimi i ri i botuar në revistën Nature Climate Change u mbështet në të dhënat nga unazat në pemë dhe trarët e drurit të ruajtur në vendet arkeologjike vendase të Amerikës.
Imazhet e liqeneve, peizazhi i prekur nga zjarret e ndjekura me borë dhe komunitetet pa ujë zbuluan efektet e thatësirës historike.
Gjysma perëndimore e Shteteve të Bashkuara ka përjetuar thatësirë për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, sipas të dhënave nga US Dought Monitor.


Vitin e kaluar, monitoruesit e ujit deklaruan një mungesë uji në lumin Kolorado, një nga burimet më të mëdha të jetës për perëndimin e SHBA-së, duke shkaktuar probleme për rreth 40 milionë amerikanë.
“Ne kemi një shoqëri që mbështetet në sasinë e ujit që kishte në vitet 1900”, tha Park Williams, autori kryesor i studimit.
Jo të gjitha thatësirat janë për shkak të ndryshimeve klimatike, por nxehtësia e tepërt në atmosferë po nxjerr më shumë lagështi nga toka dhe po i përkeqëson thatësirat.


Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



