Modelet kanë treguar veshjet nga stilistë të ndryshëm të cilët kanë punuar për koleksionin e Javës së Modës në Nju Jork.
Java e Modës në Nju Jork, mbahet në shkurt dhe shtator të çdo viti dhe është një seri ngjarjesh gjysmë-vjetore (përgjithësisht që zgjasin 7–9 ditë) ku koleksionet ndërkombëtare të modës u shfaqen blerësve, mediave dhe publikut të gjerë. Është një nga katër javët kryesore të modës në botë, të njohura kolektivisht si “Big 4”, së bashku me ato në Paris, Londër dhe Milano . Java e parë e modës në Nju Jork u krijua në vitin 1943 nga Eleanor Lambert , drejtoreshë e shtypit e organizatës së parë promovuese të industrisë amerikane të modës, të quajtur “Instituti i Veshjeve të Nju Jorkut”.











Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



