Një studim i ri ka zbuluar vendet me shkallën më të lartë të varësisë nga telefonat smart.
Studiuesit në Universitetin McGill përdorën të dhëna për përdorimin e telefonave midis 2014 dhe 2020 nga afro 34,000 pjesëmarrës në 24 vende të botës.
Kina, Arabia Saudite dhe Malajzia kishin normat më të larta të përdorimit të tyre, ndërsa Gjermania dhe Franca kishin normat më të ulëta.
Studimi u krye nga studiues në Universitetin McGill në Montreal, Kanada dhe u botua në revistën Computers in Human Behavior.
“Ne kemi kryer një meta-analizë të përdorimit problematik të smartfonëve, duke u fokusuar te të rinjtë. Përdorimi problematik i smartfonëve u rrit në të gjithë botën midis 2014 dhe 2020 dhe ne presim që ky trend të vazhdojë”, thotë ekipi.
Për studimin, ekipi shikoi 81 studime të publikuara më parë për përdorimin e telefonit nga adoleshentët dhe të rinjtë, të gjitha të bazuara në shkallën e varësisë nga telefonat inteligjentë (SAS).

SAS është masa më e përdorur e varësisë nga telefonat, duke marrë parasysh përdorimin e tyre në lidhje me shqetësimet e jetës së përditshme, humbjen e kontrollit dhe probleme të tjera.
Pjesëmarrësit ishin të moshës 15 deri në 35 vjeç, megjithëse mosha mesatare e përgjithshme ishte 28.8 vjeç, dhe shumica e pjesëmarrësve ishin femra (60 përqind).
Studiuesit i caktuan çdo vendi një pikë për përdorimin problematik të telefonëve, duke filluar nga 10 në 60. Kina u rendit më e larta, me një rezultat 36 nga 60.
Kanadaja (bazuar në një kampion të marrë në Universitetin McGill) ishte gjithashtu mjaft lartë, e renditur në vendin e shtatë dhe shumë përpara SHBA-së.
Studiuesit dyshojnë se një shpjegim i mundshëm për ndryshimet mund të jenë normat e ndryshme sociale dhe pritshmëritë kulturore që rrethojnë rëndësinë e qëndrimit në kontakt të rregullt përmes telefonave inteligjentë.
Vendet që shfaqin përdorim më të ulët problematik të smartfonëve, Gjermania dhe Franca janë ‘individualistë dhe të lirshëm nga ana kulturore’, ndaj mund të mos pajtohen me norma të tilla.
“Shpresojmë që rezultatet tona të ndihmojnë studiuesit dhe politikëbërësit të përcaktojnë sasinë dhe të parashikojnë përdorimin problematik të smartfonëve në të gjithë botën”, tha ekipi.
Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



