Agjencia Shëndetësore e Suedisë ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e më të vjetër të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, për shkak se efikasiteti i vaksinave bie. Në rekomandimin e bërë të hënën nga kjo agjenci thuhet po ashtu se doza e katërt rekomandohet për të gjithë personat që jetojnë në shtëpi të kujdesit dhe ata që marrin shërbim shëndetësor në shtëpi.
Sipas rekomandimit të Agjencisë Shëndetësore Shtetërore doza e katërt, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese.
“Doza përforcuese rrit mbrojtjen. Prandaj, ne besojmë se personat 80 vjeç e më të vjetër do të përfitojnë nga një dozë e dytë përforcuese”, tha epidemiologu Anders Tegnell.
Një vështrim i hershëm i performancës së dozës së tretë të Covid-19 gjatë valës së fundit të Omicron në SHBA tregoi një rënie të efektivitetit ndaj rasteve të rënda, megjithëse injeksionet ende ofronin mbrojtje të fortë.
Studiuesit panë vizitat e pacientëve në spitale dhe qendra të kujdesit urgjent në 10 shtete. Ata vlerësuan se sa efikasitet kishte përforcuesi për vizitat e lidhura me Covid-in në departamentet e urgjencës dhe qendrat e kujdesit urgjent dhe sa ishte masa e parandalimit për mirë shtrimet në spital.
Studiuesit zbuluan gjithashtu se gjatë kohës që varianti Omicron ka qenë mbizotërues, efektiviteti i vaksinës kundër vizitave ambulatore ishte 87% te njerëzit që kishin marrë një përforcues dy muaj më parë, por në 66% në katër muaj më pas. Efektiviteti i vaksinës kundër shtrimit në spital ra nga 91% në dy muaj në 78% në muajin e katërt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje