Super Luca Marini. Piloti i skuadrës ‘Mooney VR46 Racing Team’ ka rrëmbyer skenën sot në Mandalika, në Indonezi, në ditën e dytë të testeve zyrtare të MotoGP.
Pasi vuajti në ditën e parë me vendin e 20-të me kohën finale, piloti italian e ka mbyllur ditën e dytë me kohën më të mirë, 1:31.289, duke dalë para Hondës së Marc Marquez dhe Aprilias të Maverick Vinales. Koha e katërt më e mirë për Fabio Quartararo.

Gjatë ditës së parë të testeve zyrtare pati shumë probleme për shkak të rërës, por sot gjithçka ka qenë serioze dhe Luca Marini ka thënë fjalën e tij. Mes motorëve më të shpejtë në pistë, me shpejtësinë 313 km/h (më të shpejtë vetëm Ducatit e Zarco dhe Miller, me 313.9 km/h), piloti italian i mbylli 59 xhirot me kohën 1:31.289, me 192 të mijëtat avantazh ndaj Marc Marquez dhe 227 ndaj Vinales.
Gjithsesi, vazhdon të mbretërojë ekuilibri mbi dy rrotat, në një pistë në kushte më të mira se ditën e parë, por ende jo perefekte. E vërtetojnë këtë gjë rezultatet e ‘top 5’, me po kaq marka të ndryshme në 5 pozicionet e para. Pas Ducati, Honda dhe Aprilia, dy të tjerat janë Yamaha dhe Suzuki.
Në vend të 4-t Fabio Quartararo, kurse Mir nuk ka shkuar më shumë se vendi i 5-të, me 3/10-at disavantazh ndaj Marinit. Në ‘top 10’ Ducatit e tjera, mes Gresini të Bastianinit në vend të 7-të, Pramac i Martin në vend të 9-të, kurse Bragnaia në vend të 10-të.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




