Një linjë ajrore ka ndërmend që të revolucionarizojë luksin në qiell, duke krijuar ndenjëse me hapësirë të madhe, me pajisje të ndryshme, që ngjajnë me një kolltuk shumë të rehatshëm.
Bëhet fjalë për Finnair, që me ndenjëset e saj Airlounge, ofron shumë hapësirë dhe privatësi.
Por, risia e madhe është që këto ndenjëse nuk shtrihen mbrapa.



Linja ajrore thotë se është frymëzuar nga kolltuqet e zakonshme që njerëzit kanë në dhomat e ndenjes, duke shtuar se “ndenjësja e re është krijuar për të maksimizuar rehatinë e pasagjerit, hapësirën dhe lirinë për të lëvizur gjatë një fluturimi të gjatë”.
“Qëllimi ynë ishte që të krijonim një mjedis shtëpiak”, tha David Kondo, nga shërbimi i klientit të Finnair.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



