Presidenti i Maqedonisë së Veriut përcolli në shkollë një vajzë 11-vjeçare me sindromën Down, pasi dëgjoi se po bullizohej.
Stevo Pendraovski ka mbajtur dorën e Embla Ademit teksa po shkonin në shkollën e saj Edinstvo në qytetin e Gostivarit.
Ai foli edhe me prindërit e saj për sfidat me të cilat përballet familja në përditshmëri.
“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit.


“Ata jo vetëm duhet të gëzojnë të drejtat që meritojnë, por edhe të ndihen të barabartë dhe të mirëpritur në bankat dhe oborrin e shkollës. Është detyrimi ynë si shtet, por edhe si individë dhe elementi kyç në këtë mision të përbashkët është ndjeshmëria.
Do të ndihmojë fëmijët si Embla, por gjithashtu do të na ndihmojë të mësojmë prej tyre se si të gëzohemi sinqerisht, të ndajmë dhe të jemi solidar.
“Ne jemi të gjithë të barabartë në këtë shoqëri. Unë erdha këtu për të dhënë mbështetjen time dhe për të rritur ndërgjegjësimin se përfshirja është një parim bazë,”-shtoi ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



