Media Galeri

‘Vallëzimi me gjigantët e natës’, fotografia fituese e konkursit të botës nënujore

Rafael Fernandez Caballero është emëruar fituesi i konkursit “Fotografia më e mirë Nënujore e Vitit 2022” për imazhin e tij të pesë peshkaqenë balenë që ushqehen së bashku në Maldive.
Në foton e tij, të titulluar “Dancing with the Giants of the Night”, peshkaqenët balenë shihen duke u ushqyer me plankton rreth dritave të një varke.
“Ishte e pabesueshme kur një peshkaqen balenë erdhi në varkën tonë. Isha duke u zhytur me studiuesin e peshkaqenëve Gador Muntaner, i cili nuk mund ta besonte se sa më thellë shkonim aq më shumë rritej numri i tyre”, thotë Caballero, nga Spanja.
Fotografia doli e para nga 4200 imazhe të 71 vende të ndryshme në botë. Konkursi vjetor , i themeluar në vitin 1965 në Mbretërinë e Bashkuar tregon fotografitë artistike nën dhe mbi sipërfaqen e oqeanit, liqeneve, lumenjve dhe pishinave./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë