Media Galeri

Dhëndri shkon në dasmë me xhinse dhe bluzë “Palm Angels”

Një dhëndër po përballet me disa kritika pasi një video në TikTok u bë virale ku ai shfaqej në dasmën e tij i veshur me xhinse dhe bluzë palm angels ndërkohë që nusja ishte me vello.

Në një video të postuar në TikTok nga një grua e quajtur Violet shihet çifti që qëndrojnë në altarin e Kishës por fare mirë vihet re ‘serioziteti’ i tyre në veshjen e ditës më të lumtur.

Nusja, Katerina ka veshur një fustan të gjatë nusërie me flokë të rregulluara, ndërsa dhëndri pranë saj ka veshur një palë xhinse dhe një bluzë.

Kjo video mori më shumë se 1.7 milion shikime, me shikuesit në komente që kritikojnë dhëndrin për veshjet e rastësishme që ka veshur në ditën e tij të madhe.

“Po më thoni se ai u paraqit në dasmën e tij me një bluzë Palm Angels?”, tha një komentues.

“Kjo është e trishtueshme, shiko sa bukur duket ajo, ndërsa ai as nuk është shqetësuar për asgjë”.

Videoja gjithashtu nxiti disa shikues të bënin shaka për veshjen e dhëndrit, me disa që thonin se ai është veshur sepse kishte plane të tjera pas dasmës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë