Media Galeri

Bëhet baba 4 herë për një vit, komediani merr dhuratë një makineri plot… prezervativë

Komediani Nick Cannon njoftoi së fundmi se do të bëhet baba për herë të tetë. Gjatë episodit të fundit të ‘The Nick Cannon Show’ ai bëri shaka me njoftimin duke thënë se ai po planifikon të bëjë “skuadrën e tij të futbollit”.

“Është djalë! Ne e morëm vesh dje”, tha Nick, “Të gjithë e dinë që kam shumë fëmijë. Nuk është kurrë një konkurrencë. Secili është i veçantë”.

Personazhi televiziv është babai i binjakëve 7 muajsh Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby De La Rosa, Golden “Sagon” 4-vjeçare, Queen 13 muajshe me Brittany Bell dhe 10-vjeçaret binjakët Monroe dhe Maroken me ish-bashkëshorten Mariah Carey.

Pak ditë para Shën Valentinit, komediani mori një dhuratë të veçantë: një makineri prezervativësh.

Kevin Hart zbuloi se ai ishte personi që dërgoi makinën shitëse të prezervativëve tek Nick Cannon, vetëm një javë pasi drejtuesi televiziv njoftoi se ishte në pritje të një fëmije tjetër.

Aktori shpjegoi se kjo është një shaka duke shtuar se “Tani Nick nuk ka asnjë justifikim dhe prezervativët i ka falas”.

Nick, i cili për një vit është bërë baba 4 herë me tre gra të ndryshme, ka ndarë më parë dhuratën e tij në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto dhe duke shkruar “Duket sikur dikush sapo më dërgoi një dhuratë të hershme për Ditën e Shën Valentinit!! Makina shitëse plot Magnum”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë