Media Galeri

Kur natyra të kujton një mik…

Fotografia fituese për këtë vit në konkursin “Jeta e Egër” i zhvilluar në Londër u fitua nga fotografi Cristiano Vendramin. Ai cili kishte sjellë në vëmendje peizazhin e liqenin Santa Croce në Italinë Veriore që ishte totalisht i ngrirë.

Vendramin tregoi se ishte mahnitur nga bukuria e liqenit dhe i ishte kujtuar një mik i cili e donte këtë liqen por nuk kishte arritur ta vizitonte sepse kishte ndërruar jetë.
“Fotografitë e natyrës janë të rëndësishme për të na kujtuar këtë lidhje, të cilën duhet ta ruajmë dhe në kujtesën e të cilës mund të gjejmë strehim”, shtoi Vendramin.

Douglas Gurr, Drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore, Londër tha se imazhi prekës i Cristianos simbolizon ndikimin pozitiv që natyra mund të ketë në mirëqenien dhe jetën tonë.
“Këto dy vitet e fundit kanë ripërcaktuar atë që ka vërtet rëndësi në jetë, njerëzit dhe mjediset që luajnë një rol vendimtar në ekosistemet tona personale. Shpresoj që atyre që e shikojnë këtë peizazh të ngrirë në kohë, t’u kujtohet rëndësia e lidhjes me botën natyrore dhe hapat që duhet të ndërmarrim të gjithë për ta mbrojtur atë”, shtoi Gurr.
Katër finalistët u vlerësuan gjithashtu shumë dhe imazhet kryesore do të shfaqen në ekspozitë në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër.

Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë