Shendet

Përdorimi afatgjatë i paracetamolit rrit presionin e gjakut

Njerëzit me presion të lartë të gjakut që marrin paracetamol me recetë janë të rrezikuar për të rritur rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru, sipas një studimi të fundit.
Mjekët duhet të mendojnë për rreziqet dhe përfitimet për pacientët që e marrin paracetamolin për shumë muaj, thonë studiuesit e Universitetit të Edinburgut. Ekspertë të tjerë thonë se nevojiten kërkime në më shumë njerëz për një periudhë më të gjatë kohore për të konfirmuar gjetjet.
Paracetamoli përdoret gjerësisht në mbarë botën si një ilaç afatshkurtër për dhimbjet, por gjithashtu i përshkruar për të menaxhuar dhimbjet kronike, pavarësisht nga dëshmitë e pakta të përfitimit të tij për përdorim afatgjatë. Studimi analizoi 110 vullnetarë, dy të tretat e të cilëve merrnin ilaçe për presionin e lartë të gjakut ose hipertensionin. Në një provë të rastësishme, atyre iu kërkua të merrnin 1 g paracetamol katër herë në ditë për dy javë – një dozë e zakonshme për pacientët me dhimbje kronike dhe më pas pilula placebo(të rreme) për dy javë të tjera.

Foto ilustruese e matjes së tensionit.


Prova tregoi se paracetamoli rrit presionin e gjakut, “një nga faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha farmakologu klinik i Edinburgut James Dear. Studiuesit këshillojnë mjekët që të këshillojnë pacientët me dhimbje kronike që të marrin një dozë sa më të ulët të paracetamolit dhe të mbajnë nën monitorim personat me preson të lartë të gjakut, një rrezik i mundshëm për sëmundjen e zemrës.
Hetuesi kryesor Iain MacIntyre, konsulent farmakologjik klinik, në Shërbimin Shëndetësor në Londër tha se kjo nuk ka të bëjë me përdorimin afatshkurtër të paracetamolit për dhimbje koke ose ethe, që është, natyrisht i mirë, por ende ka shumë të panjohura.

Një studim i madh amerikan më parë zbuloi një lidhje midis përdorimit afatgjatë të paracetamolit dhe rritjes së rrezikut të sulmeve në zemër – por nuk mund të provonte se njëri shkaktoi tjetrin. Dhe studime të tjera më të vogla nuk kanë qenë në gjendje të konfirmojnë lidhjen. Ekipi i Edinburgut tha se ata nuk mund të shpjegonin se si paracetamoli do të rriste presionin e gjakut, por gjetjet e tyre duhet të çojnë në një rishikim të recetave afatgjata të paracetamolit. Këta më parë konsideroheshin më të sigurt se qetësuesit kundër dhimbjeve jo-steroide, si ibuprofeni, të cilët mendohet se rrisin presionin e gjakut tek disa njerëz.
Fondacioni Britanik i Zemrës, i cili financoi studimin, tha se mjekët dhe pacientët duhet të rimendojnë rregullisht nëse nevojitet ndonjë mjekim, qoftë edhe diçka “relativisht e padëmshme si paracetamoli”.
Richard Francis, nga Shoqata Stroke, tha se kërkime të mëtejshme te njerëzit me presion normal të gjakut, të shëndetshëm, për një periudhë më të gjatë kohore, nevojiteshin “për të konfirmuar rreziqet dhe përfitimet e përdorimit më të gjerë të paracetamolit”.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë