Media Galeri

Të frikësuar, të uritur dhe të ftohtë: Fëmijë ‘biznesmenë’ në Kabul

Mes tendavëe në anë të rrugës dhe turmave të zhurmshme në një nga tregjet më të ngarkuara të Kabulit, një vajzë 10-vjeçare po përpiqet t’u shesë qese plastike blerësve.

“Nëse nuk punoj, do të jemi të uritur”, thotë Shaista.

Çdo mëngjes, Shaista blen disa çanta pazari dhe pastaj shkon në treg për t’i shitur me dyfishin e cmimit. Ndërsa OKB-ja parashikon se 97% e afganëve mund të jetojnë nën kufirin e varfërisë deri në qershor, numri i fëmijëve që punojnë dhe lypësve është trefishuar në Kabul dhe shumë po luftojnë vetëm për të mbijetuar.

Qindra fëmijë, disa prej tyre deri në katër vjeç punojnë së bashku me Shaisten në tregun e madh.

Rënia ekonomike e Afganistanit e ka futur popullin e tij në një krizë urie. Pothuajse 80% e shpenzimeve të qeverisë së mëparshme, përfshirë paga të panumërta, ishin të financuara nga jashtë. Ndihma përbënte 43% të PBB-së së Afganistanit. Kur talebanët morën qeverinë në gusht, këto fonde zhvillimi u pezulluan shpejt.

“Çdo ditë, nëna ime blen bukë me paratë që bëj unë”.

Puna e fëmijëve ka qenë prej kohësh e zakonshme në Afganistan. Para marrjes së pushtetit nga talebanët, Unicef vlerësoi se 60,000 fëmijë punonin në rrugët e Kabulit, por këto shifra janë trefishuar në muajt e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë