Dikur ka qenë një ritual popullor ekzorcizmi në kulturën egjiptiane, por tani një trupë e udhëhequr nga gra po rishpik “Zar” si një formë vallëzimi dhe muzike shpirtërore që përdoret për qëllime argëtimi.
E mbështetur nga një trupë në daulle dhe dajre, 72-vjeçarja Um Sameh interpreton këngë që kërcehen kundër valëve të goditjeve.
Një nga praktikueset e fundit të muzikës Zar, ajo është pjesë e një ansambli të quajtur Mazaher që u krijua për të mbajtur gjallë formën tradicionale të artit.
Zar dikur praktikohej në disa vende të rajonit dhe grupi, në të cilin gratë janë muzikantët kryesorë, bazohet në variacione të muzikës me origjinë nga Egjipti jugor dhe Sudani.
“Këngët transmetohen gojarisht dhe synohen të shërbejnë si një formë terapie muzikore”, thotë Um Sameh.
Ajo performon rregullisht në Qendrën Egjiptiane për Kulturë dhe Arte në Kajro dhe ka kënduar që në moshën 13-vjeçare.
“Historia ime me Zar-in filloi me nënën time, sepse ajo ka qenë një ‘rayesa’ (udhëheqëse). Kur nëna ime u plak, më bëri udhëheqëse, njësoj si ajo”, tha Sameh.\Reuters\
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








