Galaxy ka krijuar një “material të ri” për t’u përdorur në produkt. Në Samsung do përdoret material i bërë nga plastika në rrjetat e peshkimit.
Samsung thotë se së shpejti do të “fusë plastikë të ripërdorur të lidhura me oqeanin” në të gjithë linjën e produkteve të saj dhe shembulli i parë do të jenë pajisjet Galaxy të prezantuara këtë të mërkurë, më 9 shkurt. Nuk është ende e qartë se në çfarë mase do të përdoret materiali ose në cilat pjesë të produkteve pasi Samsung nuk është i qartë se si përshtatet në ndonjë nga konstruksionet e pajisjeve.
Duke cituar një raport nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë që thotë se 640,000 tonë rrjeta peshkimi hidhen në oqeane çdo vit, Samsung thotë se këto “rrjeta fantazmë” përbëjnë një kërcënim për jetën detare dhe shkëmbinjtë koralorë.
“Këto rrjeta peshkimi të hedhura po prishin ekuilibrin delikat të mjedisit tonë në një shkallë alarmante”, shkruan kompania në një postim. “Mbledhja dhe ripërdorimi i këtyre rrjetave janë hapat e parë jetik në mbajtjen e oqeaneve të pastër, si dhe ruajtjen e planetit dhe të ardhmes sonë kolektive”.
Ky është një hap i parë i vogël, por që Samsung pa dyshim do të tregojë më shumë të mërkurën kur të lançojë pajisjet e reja Galaxy.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



