Media Galeri

Billie Eilish ndalon koncertin për të ndihmuar fansen të marrë një pompë oksigjeni

Billie Eilish pati një moment gjatë koncertit të saj në Atlanta që është bërë viral kudo nëpër rrjetet sociale.

Fituesja e Grammy-t po performonte në State Farm Arena në turneun e saj botëror kur ndaloi koncertin e saj për të ndihmuar një fanse në turmë e cila nuk po ndihej mirë.

“A ke nevojë për një pompë?”, dëgjohet Eilish duke pyetur fansen.

Momenti u kap nga kamerat e shumta të personave dhe u postua në rrjetet sociale. Në video, shihet Eilish që i drejtohet sigurimit dhe i kërkon të gjejnë një pompë oksigjeni.

Kalojnë disa çaste ndërsa personeli kontrollon vajzën. Ndërkohë, Eilish iu drejtua mijëra fansave në arenë duke u thënë: “Në rregull… jepini pak kohë. Mos u grumbulloni”.

Më pas çdo gjë kaloi dhe vazhdoi koncerti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë