Media Galeri

Fotografia më e mirë e Kopshtit

Magdalena Wasiczek është shpallur Fotografja Ndërkombëtare e Kopshtit e Vitit (IGPOTY) për foton e saj të një fluture, të titulluar “Pluhuri i yjeve”.

Kjo është hera e tretë që Wasiczek, nga Polonia, fiton konkursin.

“Sa herë që kam fituar IGPOTY, ka qenë një surprizë e madhe. Këto fitore erdhën në periudha të ndryshme të rrugës sime fotografike, por unë e shijova në të njëjtën mënyrë. Si një fëmijë!”, tha ajo.

Wasiczek do të marrë 5000 paund dhe fotografia e saj do të shfaqet në një ekspozitë në Royal Botanic Gardens, Kew, në Londër, nga 5 shkurti deri më 6 mars. Këtu janë fotografi të tjera pjesëmarrëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë