Motosport

Formula 1, Ljuis Hemilton thyen heshtjen pas dy muajsh: U riktheva!

Pas një periudhe larg mikrofonëve, kamerave dhe rrjeteve sociale, piloti i Mercedesit është rikthyer me një postim në Tuiter, pak kohë para prezantimit të makinës së re për sezonin 2022.

Për herë të parë pas zhgënjimit të Abu Dhabit, Ljuis Hemilton ka thyer heshtjen që e kishte pushtuar që prej fillimit të dhjetorit. Ai ka postuar një foto të tijën, me Gran Canyon në sfond. “Kisha ikur, tani u riktheva!”, – shkruan piloti britanik, i cili kishte zgjedhur heshtjen për të kaluar humbjen në fundin e sezonit 2021.

Nuk ka një referim për botën e garave, por është një sinjal në prag të prezantimit të makinës së re Mercedes, që është parashikuar të bëhet më 18 shkurt. Ky sinjal i Hemiltonit lë të nënkuptohet se sfida për Botërorin e ri të Formulës 1 ka nisur tashmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë