Një studim në majmunët që marrin vaksinën përforcuese të Moderna Inc COVID-19 kundrejt një vaksine specifike të Omicron nuk tregoi dallime domethënëse në mbrojtje e imunitetit duke treguar se një përforcues specifik për Omicron mund të mos jetë i nevojshëm. Studiuesit e qeverisë amerikane raportuan të premten se eksperimenti përfshiu majmunë të vaksinuar me dy doza të vaksinës Moderna të cilët e morën dozën e tretë nëntë muaj më vonë.
Studiuesit testuan aspekte të ndryshme të përgjigjeve imune të kafshëve dhe i ekspozuan ato ndaj virusit. Ata zbuluan se të dy përforcues prodhonin në përgjigjet neutralizuese të antitrupave” kundër të gjitha varianteve shqetësuese, duke përfshirë Omicron, sipas studimit, të postuar në revistën “bioRxiv”.
Si Moderna ashtu edhe Pfizer kanë filluar testimin e përforcuesve specifikë të Omicron të vaksinave të tyre në provat klinike njerëzore.
“Ky është një lajm shumë, shumë i mirë. Kjo do të thotë që ne nuk kemi nevojë të ridizajnojmë rrënjësisht vaksinën për ta bërë atë specifike për Omicron,” tha Daniel Douek, një studiues i vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i cili bashkë-drejtoi studimin.
Douek tha se ai beson se arsyeja është se si vaksinat origjinale ashtu edhe ato specifike të Omicron janë “ndër-reaktive”, që do të thotë se ato mund të njohin shumë variante të ndryshme.
Rezultatet janë të ngjashme me studimet që testojnë një përforcues Moderna që synon variantin Beta, tha John Moore, një profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Kolegjin Mjekësor Weill Cornell, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
“Le të shohim se çfarë tregojnë të dhënat njerëzore.Të dhënat e majmunëve në përgjithësi janë mjaft parashikuese, por do t’ju duhen të dhënat njerëzore,” tha Moore.
Ekspertët thanë se një avantazh kryesor i studimit të majmunëve është se studiuesit mund t’i infektojnë kafshët dhe më pas t’i infektojnë me virusin dhe të masin përgjigjen imune, diçka që nuk mund të bëhej në provat njerëzore.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje