Media Galeri

Injorimi i qëllimshëm i Putin, merr një sy gjumë gjatë parakalimit të atletëve nga Ukraina

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjeti kohën të ishte i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin, edhe pse tensionet mes Moskës dhe Perëndimit janë në nivelet më të larta.

Ajo që ra në sy gjatë parakalimit të shteteve të ndryshme ishte momenti kur në stadiumin e Pekinit kaluan atletët nga Ukraina. Kamerat u fokusuan menjëherë nga Putin, i cili po “flinte”.

Duket se veprimi i presidentit rus ka qenë i qëllimshëm. Menjëherë pasi parakaloi Rusia, ai u zgjua në çast.

Eventi u zhvillua në stadiumin “Foleja e Zogut”, impiantin kombëtar të Kinës, që për këtë rast ishte blinduar nga forcat e sigurisë.

Në garë për Olimpiadën Dimërore ishin 91 delegacione në total.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë