Drejtësia

Avokati i Saimir Tahirit: Vendim skandaloz për ta njollosur, do bëjmë rekurs

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, e ka cilësuar si skandaloz vendimin e Apelit të GJKKO-së për dënimin e klieentit të tij.

Në një prononzim për mediat, Haxhia ka thënë se do të presin vendimin e argumentuar nga gjykata dhe më pas do të bëjë record në Gjykatën e Lartë.

“Dua të them diçka se lidhur me këtë vendim pavarësisht se jam avokat, por ishte një vendim skandaloz. Në këtë vend dihen dy gjëra që janë të sigurta, liria dhe vdekja. Nëse dënimi i Saimir Tahirit do të kënaqë dhe përmbushë shqetësimin dhe pritshmërinë e opinionit shqiptar, le të quhet i përmbushur, - tha Haxhia. - Kjo gjykatë bëri atë që s’mund të bëhet nga pikëpamja juridike, sepse në thelb la vendimin e Shkallës së parë, por pezulloi nenin 59. Neni 59 është në formë e vuajtjes së dënimit. Kur flas për kënaqje, them për misionin që ka marrë përsipër drejtësia për të realizuar”.

Haxhia theksoi se ky vendim u mor për të njollosur figurën e Saimir Tahirit. “Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte, pati edhe njerëz që i thonin ik, mos u paraqit, por insistoi që do të jetë në dispozicion të drejtësisë. Sot do të shkojë në drejtorinë e Policisë dhe nga aty pastaj do të sistemohet. Ky vendim ishte për të njollosur Saimir Tahirin”, tha Haxhia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë